Plazh në Maj? Datat kur pritet të vij tërësisht kthjellimi i motit dhe ardhja e stinës se verës

Dita e sotme mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë ndryshime duke sjellë rreshje të pakta dhe të izoluara shiu, me të fokusuara mbeten në zonat malore por edhe pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë e rrezikuar nga rreshjet te cilat do te jenë në sasira shumë të pakta dhe do të kemi momente te shkurtra me këto reshje.

E diela sjell një përmirësim të lehtë të kushteve te motit, duke bërë që një pjesë e zonave bregdetare do të jetë në ndikimin e motit te qëndrueshëm, por vranesirat e shpeshta here pas here mbeten prezente.

Ne zonat malore do të kemi serish rishfaqje të rreshjeve të pakta gjatë orëve të mesdites dhe pasdites. Mbrëmja sjell një përmirsim të kushteve të motit edhe në këto zona, por është një përmirësim i përkohshëm.

Përsa i përket tempreaturave të ajrit gjatë kësaj fundjave edhe pse do të kemi vranësira prezente pritet që të kemi rritje graduale të tyre duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 26 apo 27 gradë celcius në ultësirën perëndimore.

Por jo vetëm në ultesirën perëndimore edhe në zonat malore do të kemi temperatura të larta deri në 20 apo 21 gradë celcius. Po ashtu edhe vlerat minimale do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që të luhaten në vlerat 6, 7 gradë celcius në zonat malore.

Përsa i përket qëndrueshmërisë atmosferike e presim pas datës 14, 15 Maj, duke bërë që ditët në pjesën e dytë të këtij muaji të jenë më të shpeshta me diell. Do të jenë ditë të njëpasnjeshme, ndërsa përsa i përket temperaturave të ajrit në fakt duhet thënë se jemi në temperatura relativisht të ngrohta por pas datës 14, 15 Maj, pritet që temperaturat e ajrit të kenë një rritje të ndjeshme te tyre duke bërë që do të ketë zona që do të luhaten ne 28 apo 29 grade celcius apo edhe më tepër.

Sipas meteorologut Hakil Osmani presim edhe dite te cilat do të jenë me kohe vranësirash të shpeshta dhe rreshje të izoluara, më pas pritet që dielli dhe kthjellimet të jenë dominante në territorin shqiptar, ku mund te keni mundesine te shijoni edhe rrezet e diellit apo bregdetin Shqiptar./albeu.com