Plas thika në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar

Qyteti i Lushnjes është përfshirë sërish nga një konflikt mes personave ku janë përdorur thika dhe armë të tjera të ftohta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, gjendja shëndetësore e të cilit nuk bëhet e ditur.

Në prangat e Policisë për ngjarjen në fjalë ka rënë një 29 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur  dy ditë pas makabrës së ndodhur në qendër të qytetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës kishte shkuar i plagosur me thikë një shtetas, menjëherë është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, në lagjen “18 Tetori”, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës me të cilën 29-vjeçari ka goditur shtetasin L. K./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 12:10

Tags: