Plas sherri në Turqi, plagoset për vdekje 19 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku pas një sherri mes dy grupeve ka gjetur vdekjen një 19 vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Zeytinburnu të Turqisë, ku Serxhio Sharra, 19 vjeç, ka humbur jetën pas një sherri ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 me orën lokale, por shkaqet e sherrit janë ende të paqarta. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. I riu humbi jetën në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditja me mjet prerës.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Ndërkohë gjendja shëndetësore e shtetasit tjetër me iniciale B. M.mbetet e rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.


Shtuar 1.06.2021 16:29