Plas sherri në Tiranë, 31 vjeçari dhunon edhe policin

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u arrestua shtetasi A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 24.06.2021 15:31