Plas sherri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti shkul mikrofonin dhe u hedh filxhanin e kafesë kolegëve (VIDEO)

Gjatë seancës së ditës së sotme në Komisionin për çështje europiane ka ndodhur një incident mes Kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropjane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidenti ka ndodhur afër foltorës së sallës së komisionit.

Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident.

Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën./INA