Plas sherri mes vëllezërve në Durrës, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

Uniformat blu në Durrës, kanë njoftuar se një sherr mes vëllezërve për motive të dobëtanë Durrës, ku është plagosur e njëri prej tyre.

Sipas informacioneve, falë ndërhyrjes në kohë nga ana e autoriteteve, është bërë parandalimi i përshkallëzimit të këtij sherri që mund të sillte pasoja për jetën.

Në pranga janë vënë vëllezërit Luan, Andrea dhe Ylli Përkeqi.

Gjatë sherrit në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, Andrea Përkeqi ka dëmtuar me th*kë gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, Luan dhe Ylli Përkeqin.

Gjatë konfliktit, ka përdorur sende të forta dhe th*kë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë Ylli Përkeqi, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, shtetasi A. P., ka dëmtuar me mjet prerës (th*kë) gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, shtetasit L. P. dhe Y. P., duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës (thikë), ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë shtetasi Y. P., jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë.

Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (th*kë) i përdorur gjatë konfliktit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë tre vëllezërit, shtetasit:

A. P., 53-vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”;

L. P., 49-vjeç, dhe Y. P., 43-vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 10.08.2024 15:06