Plas sherri mes Kasos dhe Ngjelës: S’ke flokë, mos mu drejto mua ashtu. Demokrati: Po bëhesh barsoletë avokat

Ivi Kaso, Sekretari për  çështjet ligjore në Partinë Demokratike është përplasur mbrëmjen e djeshme me avokatin Spartak Ngjela.

Shkak i debatit u bë gjyqi për vulën e Partisë Demokratike.

Gjatë emisionit “Top Story” Kaso përmendi faktin se grupi i “Alibashëve” nuk është paraqitur në seancat gjyqësore, duke iu referuar deputetëve që mbështesin Alibeajn.

Gjithashtu, ai tha se ata kishin mundësinë t’i atakonin në gjyq mirëpo nuk e bënë një gjë të tillë. Këtu sekretari u përball me Ngjelën, i cili e kundërshtoi atë për çështjet ligjore.

Në një moment të bisedës Ngjela i përmendi Kasos diplomën e marrë nga ky i fundit nga Universiteti i Kristalit, gjë e cila solli dhe degradimin e debatit.

PJESË NGA DEBATI:

Kaso: Sështë nevoja fare të më drejtohesh mua me karagjozlliqe. Më tregon mua ti Kristalin.

Ngjela: Kujt i thua karagjozlliqe ti.

Kaso: Me karagjozlliqe, më tregon mua Kristalin ti. Kujt i tregon Kristalin? Ke bër shkollën në kohën e Enverit dhe më tregon mua ti Kristalin.

Ngjela: Je pa flokë.

Kaso: Si jam unë pa flokë?

Ngjela: Po.

Kaso: Po s’më duhen mua flokët që të të dal përballë.

Ngjela: Po duket sa të ka reflektuar te mëndja.

Kaso: Ah, kush flet për mëndje. O avokat po bëhesh barcaletë.

/Albeu.com.


Shtuar 13.01.2023 09:06