Gjysmëfinalja e dytë Man. City-PSG nuk u mbyll mire për parizienët të cilët në fund të ndeshjes paten shumë ankesa për arbitrimin nga holandezi, Bjorn Kuipers i cili nxorri edhe me të kuq Di Marian.
Ankesat e lojtarëve të PSG më shumë se arbitrimi e kanë me sjelljen e Kuipers madje Marco Verratti doli hapur duke thënë se gjyqtari e ka ofenduar në fushë.
“Isha shumë i nervozuar në fundin e ndeshjes, arbitri i tha Paredes “Ik Mbushu” (Fuck off). Flasim për respekt dhe nëse e bëjmë diçka të tillë ne lojtarët e pësojmë me 3-4 ndeshje pezullim. Edhe mua më tha “Ik Mbushu”, dy herë në fushë. Nëse do ta bëja unë direkt do të ishin 10 ndeshje ndëshkim. Ne largohemi me kokën lart, Man. City e meritoi finalen dhe kemi treguar se po bëjmë mirë me finalen e vitit të kaluar dhe me këtë gjysmëfinale”.
Guardiola: Ta shijojmë finalen, City nuk do të thotë vetëm para
Edhe Paredes akuzoi hapur arbitrin holandez për ofendim hapur gjatë ndeshjes ndërsa Ander Herrera kërkoi menjëherë një hetim nga UEFA për sjelljen e Kuipers i cili rrezikon shumë nëse vërtetohet që ka ofenduar futbolistët e PSG.