Një sherr i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Shkozë. Sipas policisë, 30 vjeçari me iniciale O. M., ka mbetur i plagosur e për pasojë u dërgua me urgjencë në spital.
Ndërkohë policia ja arrestuar S. K., teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pak më parë, edhe në qytetin e Elbasanit një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë nga një i ri.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes