Plas grushti mes futbollisteve femra, këto pamje po bën namin në rrjet (VIDEO)

Gjysmëfinalja e futbollit për femra në Bullgari përfundoi me një sherr masiv. Përballja mes Baroccos dhe Pirin që përfundoi me shifrat 2-1 degjeneroi në dhunë me përmasa të mëdha. E para që nisi këtë konflikt ishte futbollistja e Pirin, Sofia e cila goditi kundërshtaren.

Pas kësaj, futbolliste dhe staf vrapuan për të qetësuar gjendjen, por skena u bë edhe më kaotike. Në këtë kohë, lojtaret kalojnë në grushte dhe shkelma me njëra-tjetrën. Dikush madje mbante flokët e një prej vajzave. Duhej ndërhyrja e forcës së policisë për të stabilizuar situatën.

Duke parë një video në lidhje me këtë situatë, shumë fansa në rrjetet sociale komentuan: “Kjo skenë është si një bandë xhelozie”. Shtypi bullgar e ka quajtur këtë “incident të turpshëm” të futbollit. Ndërkohë, shumë gazeta kryesore në të gjithë botën ripostuan videon në lidhje me këtë luftë dhe e identifikuan atë si “çmendurinë e futbollit të femrave”.


Shtuar 7.05.2021 19:42