Tensionet gjatë ndeshjeve të futbollit në kampionatin grek, nuk kanë të sosur dhe këtë herë dhuna ka zbritur në kategorinë e tretë në takimin Panionos-Iliupoli.
Në një kohë kur stadiumet janë bosh për shkak të pandemisë, tifozët kanë gjetur mënyrën për të mbështetur skuadrën edhe në rrethinat e impiantit.
Megjithatë, situata ka dalë jashtë kontrollit kur dy tifozëritë janë përballur jashtë stadiumit dhe kanë nisur përplasjet, sipas mediave greke kishte edhe sulme me thikë. Pavarësisht se forcat e rendit e qetësuan situatën, nuk ndodhi kështu brenda fushës së blertë.
Pas futjes në stadium, tifozët e Panioniosit, u lëshuan me vrap ndaj tifozëve kundërshtarë në stadium, duke u përplasur me ta. Grushtet dhe shqelmat ishin prezente në sherr, teksa duhej një numër i madh policësh për të qetësuar situatën.