Plas brenda PD, Salianji i përvishet keq Agron Shehajt dhe e krahason me Ramën

Zgjedhjet brenda PD kanë shkaktuar përçarje mes Partisë Demokratike. Së fundmi, kandidati për kryetar partie, Agron Shehaj ka deklaruar se është sulmuar nga demokratë me sjellje anti-amerikane pas takimit zyrtar me ambasadoren Amerikane  Yuri Kim.

Teksa foli për detajet e takimit me ambasadoren amerikane, Shehaj u shpreh se sulmet i janë bërë nëpërmjet disa mekanizmave që janë përdorur gjatë fushatës elektorale dhe tani po përdoren kundër tij.

Pas kësaj deklarate të fortë, ka reaguar ashpër Ervin Salianji i cili e ka krahasur kandidatin për kryetar partie Agron Shehajn me kryeministrin Edi Rama.

“Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjeherë vend për asnjë antiamerikan…”- shkruan ndër të tjera Salianji.

Deklarata e plotë e Salianjit: 

Keqardhje për akuzat e rëndomta e mbi të gjitha të pavërteta të  kandidatit Agron Shehaj. Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjeherë vend për asnjë antiamerikan. Në vendin më proamerikan në botë dhe në partinë më proamerikane, të kërkosh për antiamerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë  është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë ti bëjnë PD.  Një gjë të tillë deri më sot me shpifjen që e karakterizon ka guxuar ta thotë vetëm Edi Rama.

Deklarata e bujshme e Agron Shehajt:

Ambasadorja ishte e interesuar rreth kandidimit tim dhe diskutuam mbi këtë dhe çështje të tjera politike. Ka patur shumë reagim në fakt, ka pasur kritika, ka pasur edhe sulme. Ka pasur kritika, sepse realisht shumë demokratë janë lënduar nga vendi i DASH për të shpallur  non grata z. Berisha dhe është e kuptueshme.

Ka pasur sulme në rrjete social, nëpërmjet disa mekanizmave që janë përdorur gjatë fushatës elektorale dhe tani po përdoren kundër meje. Janë individë të caktuar që punojnë…Ka demokratë që në mënyrë spontante kanë reaguar për vendimin e DASH, por nga ana tjetër ka pasur sulme që kanë shfrytëzuar këtë zemërim nga individë të caktuar që punojmë për PD, që kanë filluar të punojmë kohët e fundit me qasje qartësisht antiamerikane. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2021 10:27