Ditën e djeshme në burgun e Fierit, i burgosuri Dan Hutra, së bashku me 3 të burgosur të tjerë, Martin Kapllanin, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, tentuan arratisjen nga ambientet e burgut.
Ata u pikasën nga kamerat e sigurisë, teksa po prisnin zgarën e dritares së qelisë për t’ u arratisur.
Ndërsa sot, është vendosur që këta 4 të burgosur të kalojnë në regjim të posaçëm, për shkak se konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe pritet të hyjnë në regjimin 41 bis.
Shtetasi Dan Hutra, tronditi opinonin pulbik muaj më parë kur kreu një eliminim të dyfishtë në Kamëz.
Ai ekzekutoi me armë zjarri, motrën e ish-gruas së tij dhe nënën e saj.
Ndërsa vite më parë, kishte ekzakutuar edhe ish-gruan, në banesën ku bashkëjetonin në kryeqytet.
-Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, do bëjë kërkesë në prokurori për t’i vendosur në regjiimin e posaçëm 41biss Dan Hutrën dhe tre të dënuarit e tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi.
Kjo masë është kërkuar pas tentativës së tyre, për t’u arratisur nga burgu i Fierit.
Pas kësaj kërkese, do të jetë prokuroria ajo që do i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një vendim për 4 të dënuarit, pas tentativës së tyre për arratisje.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin prerë hekurat e dritares dhe kishin bërë gati çarçafët të lidhur si litar e po prisnin momentin e duhur për tu arratisur, por që fatmirësisht janë zbuluar në kohë nga punonjësit e burgut gjatë kontrollit të ushtruar.
Kush është Dan Hutra
Më 1 mars të viti 2023, Dan Hutra i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Mesditën e 1 marsit, Hutra duke i dhënë një makine “Benz” të zi, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit”.
Aty Hutra u përball me 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, shitëse në një dyqan, të cilën e plagosi me thikë dhe i mori para. Në dëshminë e saj, Gurakuqi ka deklaruar se e njihte Dan Hutrën pasi i shkonte dhe i kërkonte shpesh para.
Kësaj here ajo kishte refuzuar që t’i jepte para, e për pasojë ai e kishte plagosur me thikë. Më pas, me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra u nis drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe.
Vrasësi u fut brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe qëlloi me breshëri ndaj tyre. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë./albeu.com