Plani për një Kupe Botë çdo dy vite ka dështuar, të paktën për momentin. Këtë e prenoi vetë kreu i FIFA-s, Giani Infantino, duke befasuar më pas fjalët se nuk ka qenë FIFA ajo ka e pasur një plan të tillë.
“Më lejoni që të sqaroj një gjë këtu. Edhe unë dua të flas për diskutimet dhe spekulimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vite. FIFA nuk e ka propozuar një Botëror çdo dy vite. Le të jemi të qartë.
Në Kongresin e vitit të shkuar, 88 % e Federatave na kërkuan që të studiojmë fizibilitetin e një gjëje të tillë dhe disa projekteve të tjera. FIFA e studioi fizibilitetin me Arsen Wengerin.
Por FIFA nuk propozoi asgjë dhe arriti në përfundimin se ishte diçka e realizueshme, por do të kishte pasoja dhe ndikim negativ. Ndaj, kjo ide do të shtyhet për më vonë.
Fundja, unë këtu do të jem ende, pasi po ju konfirmoj se do të kandidohem sërish për zgjedhjen e presidencës FIFA edhe në vitin 2023”, tha zvicerani. 52-vjeçari, si italian, nuk kishte sesi t’i shpëtonte edhe një pyetjeje mbi mospjesëmarrjen e dytë radhazi të Italisë në një kompeticion si Kupa e Botës.
“Më vjen vërtet për të qarë dhe nuk është një mënyrë të thëni. Kur mendoj për emocionet që kam provuar që në vegjëli, kur shihja Italinë në një Botëror, këto emocione unike nuk zëvendësohen, përkundrazi janë ato që të bëjnë të dashurohesh me futbollin.
Është e trishtë për fëmijët italianë, për popullin në përgjithësi që Italia do të mungojë”, tha Infantino. Në fund, lidhur me atë çfarë pritet të ofrojë turneu në Katar, kreu i FIFA-s beson:
“Ky është momenti që Katari dhe bota arabe t’i tregojë të gjithë botës se mund të jetojmë të gjithë së bashku. Ju jap fjalën se do të jetë një Kupë Bote fantastike, me 8 stadiume luksoze shumë pranë njëri-tjetrit që do të ofrojë një eksperiencë unike.
Tifozët do të jenë të përkëdhelurit e turneut, pasi duke parë distancat e vogla mes stadiumeve mund të kenë shansin të shohin edhe 2 ose 3 ndeshje në ditë, në stadiume”.