Pak më parë, një plagosje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën pranë teatrit “Migjeni”, ndërsa është përdorur armë e ftohtë e tipit me thikë.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me personat e përfshirë në konflikt, apo arsyet që çuan drejt ngjarjes.
Njoftimi:
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.