Plagosje me thikë në Tiranë

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në Tiranë. Ende nuk dihet gjendja e personit të plagosur, ndërsa mësohet se është shoqëruar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com

Shtuar 2.08.2021 21:11