Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin mjeko-ligjor për kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja të cilët u dhunuan barbarisht nga anëtarë të familjes Rraja, pasi denoncuan shpërthimet e kryera nga kompania e tyre në Borizanë.
Prokuroria ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës.
Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
Por më pas kushërinjtë Maja kundërshtuan aktin mjeko-ligjor.
Mësohet se ata kanë hequr dorë nga ankimi për Rrajat, por do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko-ligjor.
Ndërkohë Jashar Maja në një intervistë për News24 theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura. Ai tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur.