Policia e Durrësit ka vënë sot në pranga autorin e tretë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur një vit më parë në autostradën Tiranë Durrës ku u plagos me armë zjarri 20-vjeçari Arni Sulejmani nga Markeljan Beqiri, që është në kërkim.
Sot në pranga u vu Tefik Shehu i cili ka qenë shpallur në kërkim pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjithashtu të arrestuar për këtë ngjarje janë dhe një vajzë me iniciale A. B., dhe E.H për moskallëzim krimi.
Kujtojmë se të rinjtë, tre djem dhe një vajzë, Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe shtetësja A.B., ndodheshin në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë. Por për shkaqe të paqarta mëngjesin e kësaj të enjteje, Markeljan Beqiri, tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç. Tentativa e tij dështoi dhe i riu mbeti i plagosur, pa rrezik për jetën.
Pas ngjarjes, Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli, Njëri si autor i dyshuar i plagosjes dhe tjetri për moskallëzim të krimit.
Policia arrestoi ndërkohë vajzën 22-vjeçare, A.B., pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu në pranga ra edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “July”.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në datën 08.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “July“, kapën dhe ndaluan shtetasin:
T. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 12.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 8.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka rezultuar se shtetasi T. Sh. ka qenë bashkë me shtetasit M. B., A. B. dhe A. S., në ambientet e dhomës ku mbeti i plagosur shtetasi A. S., 20 vjeç, me armën e zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasi T. Sh.
Pas ngjarjes janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;
E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu, pas ngjarjes u shpall në kërkim shtetasi M. B., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., në ambientet e dhomës së hotelit. 26-vjeçari M. B. u arrestua më datë 20.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linza”.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com