Plagosja e trefishtë në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”! Autori përdori maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë

Informacione të reja kanë dalë në dritë për sulmin e rëndë të ndodhur në Elbasan, nga i cili mbetën të plagosur tre të rinjtë Armando Tomorrica, Renaldo Manc dhe Biorgi Hoxha.

Sipas gazetares Klodiana Lala, hetuesit dyshojnë se shënjestra e atentatit ishte nipi i Kastriot Kilës, i njohur me nofkën “Ot Kila”.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake të hetimit tregojnë se autori mund të ketë përdorur një maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë për të penguar identifikimin e tij.

I dyshuari raportohet se mbante veshje të zeza, xhup të errët dhe doreza. Mënyra e veprimit ngre dyshime se sulmi ishte planifikuar në mënyrë të organizuar, me synimin që autori të mos linte gjurmë.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, së bashku me provat e administruara në vendin e ngjarjes, po shqyrtohen nga Policia dhe grupi hetimor. Verifikimet synojnë të çojnë në identifikimin e autorit dhe në rindërtimin e plotë të dinamikës së sulmit.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se Tomorrica dhe Mance ishin ulur në një tavolinë në verandën e lokalit, bashkë me kamarierin Biorgi Hoxha. Dëshmitarët kanë deklaruar se autori iu afrua dhe fillimisht i ofendoi verbalisht. Më pas, ai nxori armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë drejt tyre, duke plagosur të tre personat.

Gjatë kontrollit të vendngjarjes, specialistët e Policisë Shkencore sekuestruan 6 gëzhoja. Ato do t’u nënshtrohen analizave balistike, të cilat pritet të ndihmojnë si në zbulimin e autorit, ashtu edhe në sqarimin e plotë të rrethanave.

Armando Tomorrica, Renaldo Manc dhe Biorgi Hoxha e morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Puna hetimore po vazhdon për të zbuluar motivin. Si pistë kryesore po shqyrtohen konfliktet e mëparshme dhe përplasjet ndërmjet grupeve kriminale. Deri tani, autoritetet nuk kanë publikuar një njoftim zyrtar për persona të dyshuar apo për natyrën e saktë të ngjarjes. “Ot Kila” njihet nga Policia dhe konsiderohet armik i Suel Çelës.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet