Plagosja e policit në Berat, lihen në burg tre vëllezërit

Tre vëllezërit Marini janë lënë në burg nga Gjyakata e Beratit.

Tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 prill ku gjatë një konflikti të tyre me familjen Memaj, mbeti i plagosur me armën e tij  efektivi i policisë Julian Xhahalili, i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes palëve.

Për dy vëllezërit gjyqtarja ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndërsa pwr njërin prej tyre Gerald Marini 30 ditë burg për pjesëmarrje në konflikt.

Shtuar 17.04.2021 14:39