Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe krybashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa kanë mbërritur në spital, pas ngjarjes së rëndë rëndë në Divjakë.
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë këtë të enjte bashkë me shoferin e tij, pas një konflikti në poliklinikë.
Kokoneshi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit. Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari.
Mësohet se Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.
Partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.
Kryebashkiaku ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Autori është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.