Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 të arrestuarit që ndihmuan në fshehjen e krimit të dy autoret e plagosjes së Johan Mucllarit, djalit të pronarit të Hotel “Voloreka”.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa për 5 te arrestuarit Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho është caktuar masë e sigurisë arrest me burg.
Për të pestë këta shtetas, prokuroria e Pogradecit ka ngritur akuzat për moskallëzimi të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahja e autorit të krimit ndërkohë që vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.
Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec mendohet të ketë lidhje me ngjarjen e vitit 2020 një atentat me 100 plumba ndaj hotelit që ka në pronësi familja Muçllari si dhe konflikte te tjera te hershme mes dy familjeve Mucllari dhe Berberi.