Plagosja e 33 vjeçarit në Urën Vajgurore, policia jep detaje

Iljaz Ismaili ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në një lokal në Urën Vajgurore. Mësohet se 33 vjeçari, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia, teksa është plagosur në ambientet e lokalit të një të afërmi.

Ndërkohë policia bën me dije se i plagosuri u dërgua në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit/ve teksa janë shoqëruar në polici disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shtuar 21.05.2021 21:05