Kush është i riu që u plagos në Urën Vajgurore, nipi i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja

Iljaz Ismaili, 34 vjec, është nipi i pronarit të një lokali në Urën Vajgurore që u plagos ditën e sotme.

Ai u plagos mbrëmjen e sotme, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 21.05.2021 21:02