Plagosi me thikë të riun dhe e la me plagë në trup në mes të rrugës, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Është vënë në pranga ditën e sotme 42-vjeçari me iniciale V. H., i cili plagosi me thikë 23-vjeçarin Gjergj Izeta mbrëmjen e 1 majit në Picar të Vlorës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mesditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i 42-vjeçarit V. H., që thuhet se është banues në Lubonjë.

Të lidhura

None found

Debati mes dy të rinjve agravoi deri në përdorimin e thikës, nga ku mbeti i plagosur 23-vjeçari, Gjergj Izeta, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes 42-vcjeçari u zhduk nga vendngjarja duke humbur gjurmë nga Policia. Mirëpo ditën e sotme ai është vënë në pranga nga “blutë” e Vlorës.

Ndërsa është sekuestruar mjeti prerës (thika) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit mes dyshes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë / Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar për plagosje të rëndë me mjet prerës.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 02.05.2026, në fshatin Picar, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Picar, ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. I.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.05.2026 14:39