Plagosi me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës, 21-vjeçarja: Tentoi që të më përdh*nojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (31 gusht) në Vaun e Dejës, pasi një 21-vjeçare goditi me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Deje, të bashkisë së Vaut të Dejës në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë vetëm në shtëpi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sipas rrëfimit të të resë, 68-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë.

E reja ka pranuar autorësinë në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer ngjarjen. I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.


Shtuar 1.09.2023 09:51