Leonard Poçi, 37 vjeç u plagos me thikë mbrëmjen e sotme nga Dhimitri Terrolli.
Bëhet se dije se Poçi është një emër i njohur për policinë.

Ai është përdorues i lëndëve narkotike dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje. Më 1 mars të vitit 2023, Poçi u arrestua pasi iu gjet një sasi e vogël “cannabis sativa”.
Lexo edhe: EMRI/ 37-vjeçari nga Saranda goditet me thikë në qafë dhe shpinë, përfundon me urgjencë në spital
Në maj të vitit 2021, ai u vu në pranga për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë.
Gjithashtu, 37-vjeçari u arrestua në qershor të vitit 2017 pasi vodhi një celular, ndërsa në qershor të vitit 2015, vodhi sende në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi edhe autori rezulton person me precedent penal dhe përdorues i lëndëve narkotike./Albeu.com