Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin në Institut, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes më armë zjarri të 40-vjeçarit Marilen Jata, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Institutit në Tiranë.

Policia bën me dije se në kërkim është vënë shtetasi Fatmir Frroku., 36-vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë mikun e tij.

Burime bëjnë me dije se Marilen Jata dhe 36-vjeçari më parë kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicën Ramadan Citaku, i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.

Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës, për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40-vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36-vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar më 24.11.2025 09:32

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş