Plagoset me çifte një person në Vlorë

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në fshatin Bolenë të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Bariu është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 5.08.2025 08:18