Një grua 39-vjeç me inicialet M.N ka shkuar e plagosur në spitalin e Vlorës.
Sipas policisë ajo ka dëmtime në dorë nga një armë gjahu, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë – Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.
Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/