Plagoset me armë zjarri 34 vjeçari në Kavajë

Një 34 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesnatën e së mërkurës në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Kavajë, ku shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.   Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 15.04.2021 08:43