Plagoset 30-vjeçari në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës, për ҫfarë dyshohet

Mëngjesin e sotëm, një i ri nga Shkodra, rreth 30-vjeç, është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se ai ka patur fraktura në kokë, teksa është marrë nga autoambulanca, e cila e ka çuar drejt spitalit të Lezhës.

Sipas informcioneve, mësohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, i riu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa ende nuk dihen se si kanë ndodhur rrethanat e këtij rasti.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra, mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është lënë pa ndjenja në rrugë.


Shtuar 2.07.2024 09:08