Ka dalë emri dhe fotografia e policit që ishte bërë gati për t’u eleminuar nga Nuredin Dumani.
Sipas burimeve mësohet se është efektivi Krenar Guçe, i cili është marrë në mbrojtje nga policia.
Ka qenë Nuredin Dumani, i cili pas dëshmisë maratonë me orë dhe ditë të tëra, është ndalur te një listë me persona, emra dhe foto, që mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutoheshin.
Sipas dëshmisë së Dumanit, ai duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujto që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk./albeu.com/