Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi ku ndërroi jetë Aristidh Papa, 34-vjeç.
Sipas mediave greke, i riu me origjinë shqiptare ka qënë i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale, gjë e cila dyshohet se ka sjellë dhe ekzekutimin ditën e sotme.
Mediat greke shkruajnë se sipas informacioneve të fundit, shqiptari ka qenë i përfshirë në në vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz muajin e kaluar.
Policia greke ka nisur hetimet pëe të shkuarën e tij dhe nëse ky informacion rezulton i vërtetë, atëherë disa njerëz kanë dashur t’i mbyllin atij gojën.
Media greke “Newsbomb” shkruan se autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafenë, ndërsa më pas ai u largua në këmbë nga skena e krimit.
Vrasësi kishte vendosur një kapele dhe një maskë anti-COVID për të mos u njohur dhe qëlloi mbi shënjestrën e tij 8 herë në kokë.
“Autori ishte i shkurtër dhe i hollë. Ai nuk hyri brenda, qëndroi jashtë derës dhe qëlloi. Pranë tij ishte një çift që pinte kafe, ndaj ai pasi vrau u kthye dhe iku me vrap. Në dy deri në tre minuta policët e parë erdhën sepse ishin shumë pranë. Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Unë nuk e pashë fytyrën e autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën,“-tha ai. /albeu.com/