Gazetarët e Telegrafit Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva trajtuan zhvillimet kryesore të futbollit evropian në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”. Në diskutim u përfshinë Liga e Kampionëve, garat për çmime individuale, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Shkumbin Pireva dha vlerësimin e tij se cila skuadër përbën pengesën kryesore për ekipet që synojnë triumfin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se fitorja e Parisit ndaj Barcelonës mund t’i japë skuadrës franceze një epërsi psikologjike, nëse dy ekipet përballen sërish në çerekfinale apo gjysmëfinale, pasi Barcelona tashmë ka pësuar humbje nga ajo.
“Flickun e bëj disi përgjegjës për rotacionin, ndonëse disa prej ndryshimeve iu imponuan. Por, siç po thosha dhe jam plotësisht dakord me ty, Lavdë, Parisi është thuajse një makineri e përsosur dhe edhe këtë sezon është skuadra që duhet mposhtur për ta fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh Pireva.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve”, me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.



