Piranjat “zbërthejnë” kryeqytetin e rinisë, në çdo cep të Tiranës lulëzon “biznesi i lëndëve narkotike”

Tirana është kryeqyteti europian i vitit 2022 për rininën dhe një titull kampion duhet ta mbajë edhe si një qendër për shpërndarjen e drogërave.

Në vitin 2022, në Tiranën e rinisë, nuk ka cep ku të mos gjesh shpërndarës të lëndëve narkotike, siç i quajmë rëndom: të bardhë, jeshile, të kuqe e çdo lloj droge që kërkohet.

Mjaftoi një investigim i “Piranjave” për të zbuluar “pikat e shitjes” në kryeqytet dhe siç rezultoi, punë ka kudo, ka edhe profesionistë.

“Piranja” jonë e filloi rrugëtimin nga ku tjetër veçse vendit ku tregtia e drogës mund të lulëzojë: dera e një gjimnazi. Pa vonesa dhe pa shumë pritje, spaçiatori mbërriti në pikëtakim me porosinë e tij.

Parku “Rinia” është një jetër pikë ku tregtia lulëzon pa pengesa. Madje “biznesmeni” ofron disa mundësi zgjedhjeje dhe nuk humbet rastin të marrë pak vëmendje.

Nga “blloku” në Laprakë, në Tiranë nuk është e vështirë të shpërndash e të blesh lëndë narkotike. Në cepat e lagjes, në dyert e shkollave, nëpër kafene apo në “delivery”.

Mes kullave që ngrihen dita-ditës, një qyteti ku rrotullohet gjithë lëvizja ekonomike, s’mund të mungonte edhe një “biznes” i tillë./abcnews.al


Shtuar 30.10.2022 21:21