Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rama: Vota pro e Serbisë, lajm i mirë për rajonin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Rusia u pezullua nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në reagim Rama thotë se pezullimi ishte një refuzim i fortë për të pranuar shkeljet brutale dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.

Ai veçoi votën e Serbisë e cila voto pro pezullimit dhe thotë se është një lajm i mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, shkruan Rama në Tëitter./albeu.com