“Kur ti shisje ikona të vjedhura në Paris, Kosova luftonte” Berisha i përgjigjet Ramës me mikrofon mbyllur

Pas fjalës së kryeministrit, Edi Rama në foltoren e kuvendit, ka dalë menjëherë ish kryeministri Sali Berisha i cili pavarësisht se me mikrofon të mbyllur vijoi të fliste. Kryeparlamentarja, Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën pasi para tij e kishte kërkuar deputeti Fatmir Mediu.

Ndërkohë Berisha vijoi të fliste në foltore duke akuzuar Ramën se gjatë kohës që në Kosovë luftohej, ky i fundit shiste piktura të vjedhura në Francë.

Berisha: Kur ti shisje ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbrohej me gjakun e bijëve të saj.

 


Shtuar 21.07.2022 12:06