“Petullat nuk bëhen me ujë, vaji 350 lekë”, nis marshimi qytetar nga Sheshi Skënderbej: Jemi te “buka e gojës”

Pak minuta më parë kanë nisur protestat në të gjithë Shqipërinë kundër rritjes së çmimeve.

Protestat janë në ditën e katërt dhe qytetarët janë nisur nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë.

Qytetarët kanë qenë të mobilizuar me pankarta: “Petullat nuk bëhen me ujë, vaji 350 lekë”, është një prej pankartave që një qytetare ka menduar, duke ironizuar rritjen e ccmimit të produkteve ushqimore dhe jo vetëm, ku vaji ka shkuar 3500 lekë.

“Ne protestojmë për gjithçka. Vrapojmë dhe nuk arrijmë gjëkundi. Fëmijët s’ua plotësojmë gjithçka. Pelqtë i kemi të sëmurë, ata nuk arrijnë të ushqehen vetë. Të gjithë shfrytëzojnë pushtetin për interesin e tyre dhe jo për popullin.”, tha qytetarja për News 24. Ndërkohë një qytetar tjetër tha se qeveria po i pi gjakun popullit.

“Po na pinë gjakun 30 vite. Kjo nuk është protestë politike por për ne vetë. Duhet të jemi 1 mln vetë këtu se na janë rritur të gjithëve çmimet”, tha qytetari.


Shtuar 12.03.2022 11:07