Ky është heroi që ndaloi shoferin mes Tiranës e shpëtoi dhjetra jetë (FOTO & VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sheshin “Skënderbej”, ku një automjet ka thyer barrierat dhe është futur në shesh, duke tentuar të shtypë qytetarët. Momentalisht nuk flitet për persona të lënduar, ndërsa shoferi i automjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende është neutralizuar nga qytetarët.

Ka qenë një qytetar i cili ka ndërhyrë duke iu afruar makinës dhe duke goditur shoferin. Në një deklaratë të shkurtër për mediat ai tha se kishte menduar se ishte akt terrorist dhe se për këtë kishte ndërhyrë.

Qytetari: Pashë që po vinte në rrezik jetën e shumë qytetarëve dhe duhej neutralizuar. Isha këtu rastësisht dhe mu duk si akt terrorist. Shpëtova kalimtarët dhe veten.


Shtuar 25.04.2021 12:53