Petro Koçi: Ta heqim PS-në nga duart e “maliqëve” të administratës, jam i vetmi që ngrita zërin kundër krimit

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Petro Koçi ka vijuar akuzat në mënyrë të ndërsjelltë ndaj segmenteve të caktuar të administratës.

Koçi ka shtuar se Partia Socialiste duhet të shkëputet nga zullumqarët që kanë zaptuar një pjesë të mirë të vendevë kyçe në zyrat e shtetit.

Ai thekson se zërat e ngritur kundër këtyre eksponentëve duhet të jenë më të shumtë.

Postimi i Plotë

Një nga sfidat e këtij mandati të ri është performanca e administratës dhe bashkë me të lufta ndaj korrupsionit. Para më pak se një muaj i dhashë zë politik një fenomeni prepotent në Fier, zgjatjes së duarve të botës së krimit në financat publike. Bëra një deklaratë të cilës nuk i heq asnjë presje. Hodha në publik një britmë të vetë publikut.

Jemi në prag të investimit të tretë të energjisë politike dhe njerëzore të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Një përgjegjësi madhore kombëtare, shtetërore dhe morale qeverisëse.

Një nga sfidat e këtij mandati të ri është performanca e administratës dhe bashkë me të lufta ndaj korrupsionit.

Para më pak se një muaj i dhashë zë politik një fenomeni prepotent në Fier, zgjatjes së duarve të botës së krimit në financat publike. Bëra një deklaratë të cilës nuk i heq asnjë presje. Hodha në publik një britmë të vetë publikut.


Shtuar 13.08.2021 13:13