Petro Koçi bën deklaratën e fortë: PS-së i intereson Sali Berisha në krye të PD

Përplasjet politike brenda PD-së, si dhe çështja e “vulës” nuk janë larg vëmendjes së PS, të cilët tashmë kanë “luksin’ që të japin mendimin e tyre se kush duhet të jetë në krye të së djathtës.

I ftuar në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në Panorama Tv, deputeti socialist Petro Koçi ka deklaruar se në interes të së majtës do të ishte Sali berisha në krye të PD.

Sipas tij me Berishën dhe Metën në krye opozita do të bënte hapa pas.

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka deklaruar në studion e emisionit “Log.” se PS ka interes që në krye të PD të jetë Sali Berisha.

Koçi u shpreh se nuk e kanë frikë Alibeajn, por parë nga këndvështrimi politik, sipas tij dyshja Berisha-Meta është një rikthim pas.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Nuk ka interes PS që në krye të PD të mos jetë Berisha?

Petro Koçi: Unë them që është më mirë Sali Berisha. Në gjykimin tim më mirë është të jetë Berisha.

Endri Xhafo: Ju nuk keni frikë nga Berisha dmth, keni frikë Alibeajn?

Petro Koçi: Nuk ka lidhje me frikën. Po të nisesh nga kjo llogari, i hapet rrugë një çifti siç është Berisha dhe Meta, një kthim prapa.

Endri Xhafo: Ata elektrizojnë më shumë sesa Basha dhe Kryemadhi?

Petro Koçi: Ata elektrizojnë perceptimin e dhunës dhe shtet shkatërrimit.


Shtuar 6.03.2023 21:50

Tags: , , , ,