“Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama”, Salianji thumbon Alibeajn: Kësaj i thonë t’i biesh qylit

Deputeti Ervin Salianji ka thumbuar Enkelejd Alibeajn, duke theksuar se gjithçka e ka marrë qyl.

Me anë të një psotimi në Facebook, salianji shkruan se Alibeajt vulën ia dha gjykata, hilet i mori nga Basha, elektoratin e kërkon nga Berisha, ndërsa bekimin e ka marrë nga Rama.

Sipas tij kjo do të thotë që mos kesh as punë e as zanat por t’i biesh qylit.

Postimi i Salianjit:

Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama!

Kesaj i thonë mos bësh as punë as zanat por ti biesh qylit dhe të tallesh me demokratët!

/AlbEu.com/


Shtuar 6.03.2023 21:39