Pësoi atak teksa udhëtonte me tragetin Ankona-Durrës, 44 vjeçari shqiptar humb jetën

Një pasagjer shqiptar 44-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e atakut kadiak teksa udhëtonte në tragetin Ankona-Durrës.

Viktima është identifikuar si Nik Zogaj. Trageti i linjës Ankona-Durrës mbërriti 3 orë e gjysmë me vonesë në portin detar të Durrësit, për shkak se pasi është njoftuar se një pasagjer nuk ndihej mirë kapiteni i saj e ka ndaluar atë për të mundësuar ndërhyrjen e shpejtë.

Ai u transportua me helikopter në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Shtuar 18.06.2021 22:09