Peshon sa një fëmijë 2 vjeç, a është kjo macja më e madhe në botë?

Një grua në Rusi ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të maces së saj të quajtur Kefir, e cila u bë menjëherë virale, pasi për shumë ajo është felini më i madh që kanë parë.

Macja peshon mbi 13 kg dhe sipas pronares së saj Yulia Minina në Stary Oskol të Rusisë, ajo vijon të rritet ndonëse është 2 vjeçe.

Felini i përket racës “Maine Coon” dhe për ekspertët ajo do të vijojë të rritet dhe për 2 vjet të tjera./albeu.com

Shtuar 10.08.2022 16:48