Një grua në Rusi ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të maces së saj të quajtur Kefir, e cila u bë menjëherë virale, pasi për shumë ajo është felini më i madh që kanë parë.
Macja peshon mbi 13 kg dhe sipas pronares së saj Yulia Minina në Stary Oskol të Rusisë, ajo vijon të rritet ndonëse është 2 vjeçe.
Felini i përket racës “Maine Coon” dhe për ekspertët ajo do të vijojë të rritet dhe për 2 vjet të tjera./albeu.com