Të paktën 5 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara pas shirave të rrëmbyeshëm në veriperëndim të Turqisë, thanë sot autoritetet.
Dy prej tyre humbën jetën ditën e djeshme, të martën, në Stamboll, kur rrugët e kthyen në lumenj.
#BREAKING #Turkey #Istanbul JUST IN! Situation is critical in Istanbul, Turkey due to heavy floods. People found themselves trapped in the National Library of Başakşehir. pic.twitter.com/UkAFXkTeWj
— The National Independent (@NationalIndNews) September 5, 2023
Gjithashtu 12 persona u plagosën, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e guvernatorit të qytetit. Shërbimet turke të urgjencës thanë gjithashtu se tre persona kishin vdekur dhe tre të tjerë ishin zhdukur në provincën Kirklareli në Turqinë veriperëndimore.
Stuhia gjatë natës përmbyti pjesërisht një stacion metroje të Stambollit dhe detyroi autoritetet të evakuojnë dhjetëra njerëz nga një bibliotekë komunale, sipas raporteve të medieve.
Terrible flash flooding due to heavy rains in Başakşehir of Istanbul,Turkey ??
TELEGRAM JOIN ? https://t.co/yY0dMMK1fg pic.twitter.com/2YGFKirrTc
— Disaster News (@Top_Disaster) September 6, 2023
Imazhet e transmetuara nga rrjetet televizive dhe mediat sociale treguan makina dhe tezga tregtare duke u rrëmbyer nga ujërat.
Shirat erdhën pas një vere veçanërisht të thatë, gjatë së cilës nivelet e ujit në rezervuarët e qytetit me 16 milionë banorë kishin rënë në nivelin më të ulët në nëntë vjet./Albeu.com/