Përmbytjet në Turqi, shkon në 70 numri i viktimave

Numri i të vdekurve në Turqi nga përmbytjet ka shkuar në 70. Këto shifra janë konfirmuar nga mbrojtja civile e Ankarasë (Afad), nga të cilat 60 në provincën e Kastamonu, 9 në Sinop dhe 1 në Bartin.

Ekipet e shpërtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetura. Gjithashtu vazhdon edhe pastrimi i zonave të përmbytura nga balta, e cila ka zhytur shtëpitë, rrugët dhe makinat./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 10:28