Pas javësh të mbushura me dinamika të forta, sfida të vështira dhe momente që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, sonte shënohet nata finalja e edicionit të tretë të spektaklit Ferma VIP.
Programi, i cili ka nisur më 27 mars, do të kurorëzojë fituesin e këtij sezoni në një mbrëmje që pritet të sjellë emocione të shumta.
Të lidhura
None found
Në garë për çmimin e madh kanë mbetur pesë finalistë: Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, Soni Malaj, DJ Bujaka dhe Vis Pupa.
Secili prej tyre ka lënë gjurmën e vet gjatë qëndrimit në fermë, duke krijuar momente që janë diskutuar gjerësisht nga publiku.
Gjatë gjithë sezonit, finalistët janë përballur me sfida të ndryshme, kanë ndërtuar aleanca, situata të tensionuara dhe kanë treguar anë të ndryshme të personalitetit të tyre.
Kjo rrugë e gjatë i ka sjellë ata në natën vendimtare, ku vota e publikut do të përcaktojë fituesin e madh.
Finalja pritet të shoqërohet me surpriza, rikthimin e ish-konkurrentëve dhe një përmbledhje të momenteve më të spikatura të sezonit.
