Përzgjidhet filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscars 2023

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (çmimet Oscar) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”.

Filmi ka skenarin dhe regjinë e Gentian Koçit dhe është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”. Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

Shtuar 11.09.2022 09:22